Rrefehet Aleksandër Miliç , nga Luftetari tek Dashuria
Aleksandër Miliç është pa dyshim një ndër goditjet e Luftëtarit në këtë merkato vere. Sulmuesi 23-vjeçar, i lindur në Beograd më 10 mars 1989, edhe pse ka pak ditë në qytetin e gurtë, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ka rrëfyer se përse pranoi të luante te bluzinjtë, mikpritjen që ka gjetur te kjo skuadër, si dhe planin për të bashkëjetuar me të dashurën e zemrës në Gjirokastër.
Miliç, keni pak ditë që keni filluar përgatitjet me Luftëtarin. Cili është mendimi juaj për ditët e para?
Gjirokastra më duket një qytet me mjaft vlera kulturore. Ndonëse më shumë se madhështia e qytetit, më ka mahnitur mikpritja e njerëzve, sidomos e shokëve të ekipit. Në çdo moment ndeshem me simpatizantë të ndryshëm, kolegë, të cilët nuk ngurojnë të më ftojnë për kafe. Ndoshta jam i nxituar në konkluzionin tim, por më duhet të pohoj se këtu ka shumë dashamirës të futbollit, interesim për ekipin, gjë që e shoh në çdo seancë stërvitore që ne zhvillojmë në stadium.
Nga Lezha në Gjirokastër, çfarë ju shtyu të pranonit këtë ofertë?
Në sezonin e kaluar, në ndeshjen Luftëtari-Besëlidhja jam impresionuar me mënyrën se si luanin gjirokastritët. Ata kanë një grup lojtarësh cilësorë, e mbi të gjitha janë djem mjaft të kulturuar, të aftë të japin shpirtin në fushën e lojës. Edhe pse jam akoma në procesin e njohjes, më duhet të them se lojtarë si Nora etj. janë mjaft të ngrohtë në marrëdhënie me mua. Sa i përket stërvitjes, të gjithë futbollistët zbatojnë detyrat e ngarkuara nga trajneri Nevil Dede. Gjithsecili prej nesh është i angazhuar në maksimum për të dhënë më të mirën.
Po për punën e bërë nga trajneri Nevil Dede ç’mund të na thoni?
Dede është vërtet një trajner profesionist, tejet i përkushtuar në seancat stërvitore. Mendoj se shumë shpejt do të ketë një karrierë të pasur në fushën e trajnimit. Ai e njeh mirë lojën e futbollit, gjë që unë e konstatoj në mënyrën e të stërviturit të skuadrës. Brenda tri viteve pune të nisur si trajner, Dede ka arritur mjaft sukses. Me Deden në krye, Luftëtari do të jetë një ekip mjaft simpatik në Superiore, një mision ky për të cilin unë u bashkova me gjirokastritët. Personalisht do të jap gjithçka nga bagazhi im si lojtar profesionist, me qëllim që Luftëtari të ngjitet sa më lart në klasifikim.
Miliç, kemi mësuar se ju jeni i dashuruar me një vajzë nga vendlindja juaj, Beogradi…
Po, është e vërtetë. Prej pesë vitesh bashkëjetoj me një vajzë nga Beogradi, e cila ka përfunduar studimet e larta për ekonomi-biznes. Aktualisht ajo punon në një sallon bukurie në Beograd. Duke qenë se Gjirokastra më ka bërë për vete me bukuritë e saj, si dhe njerëzit e mrekullueshëm, kam vendosur që të jetojmë së bashku këtu. Falë mbështetjes së gjithë opinionit sportiv, si dhe familjes sime, për Luftëtarin do të sakrifikoj çdo faktor pengues në karrierën e bukur të futbollistit profesionist.
Firmos Shameti dhe Stoja, pritet Devolli
Ylli Shameti dhe Nertil Stoja kanë firmosur dje zyrtarisht për Luftëtarin, ndërsa sot pritet që të nënshkruajë edhe ish-kapiteni i sezonit të kaluar, Bledar Devolli. Mbrojtësi dhe mesfushori kanë firmosur dje një kontratë 1-vjeçare me gjirokastritët. Shameti rikthehet kështu pas pesë sezonesh te skuadra ku u lind si futbollist. Presidenca e kërkoi me ngulm verën e kaluar, por lojtari preferoi Tomorin, me të cilin u aktivizua vitin që shkoi. Ndërkohë që me mbarimin e sezonit krerët bluzi u hodhën në sulm për të marrë shërbimet e tij. E ndërsa akordi ishte arritur prej disa ditësh, dje mbrojtësi ka hedhur edhe firmën mbi kontratë. Kurse mesfushori bluzi do të vazhdojë sërish aventurën me skuadrën mëmë. Ndërkaq, sot paraditet pritet të ketë një takim kokë më kokë mes presidentit Bime dhe Devollit. Me ardhjen e tij, me 90% merkatoja gjirokastrite mund të konsiderohet e mbyllur.
Burimi : Panorama Sport (15 korrik 2012)

Shameti pas 6 sezonesh: Do firmos për Luftëtarin
Ylli Shameti, sipas të gjitha gjasave, pritet të jetë goditja e radhës në merkaton e verës për gjirokastritët e Nevil Dedes. Lajmin e konfirmon për “Panorama Sport” vetë mbrojtësi 28-vjeçar, i cili do të duhet të bëhet pjesë e formacionit vendës pas plot gjashtë sezonesh. “Më ka telefonuar presidenti i ekipit për t’u bërë pjesë e grupit në përgatitjet e verës.
Ndaj, nga sot (dje) kam nisur përgatitjet me skuadrën, pasi besoj se do të arrij të gjej emëruesin e përbashkët financiar me presidentin Flamur Bime.
Luftëtari është skuadra e vendlindjes, e qytetit ku hodha hapat e para të futbollit profesionist. Kësisoj, më duhet të jap më të mirën e mundshme për skuadrën e zemrës, skuadrën ku u linda dhe u formova si lojtar.
Pavarësisht se nuk kam firmosur, them se gjithçka është mbyllur, teksa pas rikthimit të presidentit Bime nga Greqia do të marrë fund çdo aludim rreth të ardhmes sime”, – tha Shameti. Përpos prurjeve të reja gjatë ditëve të merkatos së verës, Luftëtari nuk ka ndër mend të dorëzohet pasi, nga sa mësohet, një tjetër lojtar cilësor në repartin ofensiv synohet t’u bashkohet gjirokastritëve në ditët në vijim. Bëhet fjalë për një lojtar të “kalibrit” të rëndë në repartin sulmues.
Gjirokastritët me lojtarë si Nora, Miliç, Raboshta, Braho, do t’u tregonin rivalëve superioritetin e repartit ofensiv.
Përgatitjet - Sot gjirokastritët pritet të realizojnë testin e parë të kontrollit brenda familjes, teksa stafi teknik i Luftëtarit pret të evidentojë konkretisht gjithçka për futbollistët bluzinj. Dita e djeshme për djemtë e Dedes ka qenë e mbushur me ushtrime stërvitore, pasi paraditja i ka gjetur lojtarët gjirokastritë në kodrat piktoreske të liqenit Viroit. Synimi i teknikut tiranas është vetëm një: ngritja në nivele të larta fizik dhe tekniko-taktik. Mësohet se Dritan Kristidhi, nga e hëna është rikthyer në stolin e bluzinjve.
Burimi: PANORAMA SPORT (11.7.2012)

Prezantohet Luftetari , vjen edhe Sulmuesi Miliç
Luftëtari në sinkron me startin e përgatitjeve të verës, në kuadër të sezonit të ri futbollistik 2012-2013, ka realizuar edhe goditjen e radhës në merkato.
Sulmuesi serb Aleksandër Miliç është blerja më e re e gjirokastritëve, i cili ka qenë prezent ditën e parë të prezantimit në orën 12:30 në ambientet e stadiumit “Gjirokastra”.
Miliç sezonin e kaluar ka veshur fanellën e Besëlidhjes, teksa ka qenë dhe autor i shtatë golave. Pa dyshim që sulmi i Luftëtarit sezonin që vjen pritet të jetë një ndër repartet më të kompletuara të bluzinjve, teksa me lojtarë si Nora, Raboshta e Braho pritet të jetë rrezik potencial për kundërshtarët e gjirokastritëve. 23-vjeçari Aleksander Miliç, përmes një shqipeje deri diku të kuptueshme, ka arritur të japë sinjale të menjëhershme përshtatjeje me pjesën tjetër të skuadrës.
Prezantimi Gjirokastritët, nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, si dhe tre drejtorëve të klubit: atij organizativ, Qazim Muho, sportiv Besim Brahimi, si dhe drejtorit teknik, Sefedin Braho, nga dje kanë nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri në Superiore. Për sa i përket organikës së lojtarëve, trajneri Dede tha: “Luftëtari është një ekip serioz dhe si i tillë meriton respekt maksimal. Pjesë e skuadrës sonë do të jenë lojtarët që e meritojnë këtë fanellë. Nuk do të stërviten futbollistë dosido me ekipin, por vetëm lojtarët e dobishëm”. Në të njëjtën linjë me trajnerin ishte dhe drejtori organizativ Qazim Muho, i cili i mëshoi faktit të nënshkrimit të kontratave të reja për lojtarët vendës dhe të tjerë, duke filluar nga dita e djeshme e në vijim. “Së bashku me presidentin Flamur Bime do të kontaktojmë me lojtarët që nuk kanë nënshkruar dhe vetëm atëherë kur të japim miratimin tonë do të fillojnë stërvitjen me grupin”, – u shpreh Muho.
Stërvitja e parë
Në stërvitjen e parë të skuadrës kanë qenë prezent shumë prej lojtarëve që do përbëjnë boshtin për sezonin e ri, si: Arlin Nora, Jasmin, Fejzo Shenaj, Aleksander Miliç, Erind Selimaj, Alis Boci, Ergys Mersini, Ervis Çaço, Bledar Shalari, Jetmir Nino, Julian Lluka, Mikel Brahimi, Nertil Stoja, Besmir Sinani, Arbër Bistri, Fatjon Gërxholli etj.
BURIMI : PANORAMA SPORT (7 Korrik 2012)

Nora: Luftëtar, Superliga nuk ka ndeshje të lehta!
Sulmuesi dhe golashënuesi i ekipit gjirokastrit, Arlind Nora, pas hedhjes së kalendarit, i hedh benzinë “zjarrit”…
Kukësi–Luftëtari më 25 gusht, me “porosi” apo “kapriço” e shortit?
Sidoqoftë, nuk do të kishte diçka më sfiduese, diçka më të bukur. Luftëtari, pikërisht në Kukës, në duelin e ”gjigantëve“ të Kategorisë së Parë, u shpall kampion me barazimin 1-1, ndërkohë që në Gjirokastër po vitin në vazhdim kishte fituar 1-0, sepse ndeshja e fazës së parë ishte shtyrë për shkak të dëborës, që kishte rënë në fund të dhjetorit 2011në “qytetin e gurtë“. Kështu, këta dy ekipe, që nuk ishin ndeshur kurrë më parë midis tyre, për vitin 2012 do të ndeshen për të 3-tën herë dhe tani në kuadër të Superligës, ndeshje që ndoshta nuk do të zhvillohet në Kukës. Arlind Nora, sulmuesi më rezultativ i Luftëtarit sezonin e kaluar, i cili do të vazhdojë të veshë fanellën e tij, në intervistën e mëposhtme shprehet:
Nora, Superligën do ta nisni me ndeshjen me Kukësin jashtë fushe. Cili është komenti juaj?
Normalisht, është shpejt të flasim dhe të parashikojmë për ndeshjen e parë, sepse ende jo vetëm që nuk e kemi filluar procesin stërvitor, por nuk e kemi plotësisht të ndërtuar ekipin tonë. Sidoqoftë, mund të them se Kukësit ja kemi marrë dorën, edhe pse ai ka ndryshime të shumta nga sezoni i fundit, me sa lexoj në gazeta, kurse ne jo shumë të tilla. Një parashikim më të bazuar do ta japim pas ndeshjeve miqësore, që do të luajmë, si dhe pas përbërjes përfundimtare të ekipit tonë, që shpresoj se do të bëhet siç e duam.
Në përgjithësi, si ju duket kalendari i Luftëtarit?
Kalendari ka efekte psikologjike, që lindin veçanërisht nga ndeshja e parë. Mund të fitosh jashtë fushe ose mund të humbasësh në fushën tënde, por edhe këto në vazhdim mund të përmbysen, sikundër tregon historia në mjaft raste. Një gjë është e sigurt: ky kampionat nuk ka ndeshje të lehta, përkundrazi, të gjitha do të jenë shumë të vështira. Ne duhet të stërvitemi në lartësinë e duhur, me kërkesat bashkohore, të jemi me “këmbë në tokë” dhe me rezultate të arrijmë të renditemi në “mesin e artë”.
A mendoni se Luftëtarit i duhet ndonjë përforcim?
Kjo çështje i takon në radhë të parë trajnerit, për ta kërkuar sipas sistemit të tij. Mund të them se asnjë ekip nuk është i përsosur, ndaj dhe përforcimet, që varen nga “arka“ e bashkisë apo e klubit të Luftëtarit, duhen. Do të ishte”luksoze” fjala vjen përforcimi me një sulmues dhe një portier, që të kemi mundësira më të shumta edhe në rast dënimesh ose dhe dëmtimesh, që e shoqërojnë çdo ekip futbolli gjatë një kampionati në shumicën e rasteve. (3.7.2012 Sporti Shqiptar)

Luftetari, kampion i Kategorise se Pare
Luftëtari shpallet Kampion i Kategorisë së Parë dhe siguron ngjitjen në Superligë. Gjirokastritët fituan në ndeshjen e fundit në shtëpinë e tyre përballë Mamurrasit me rezultatin tenistik, 6-3 duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me plot 72 pikë.Luftetari kishte qe nga viti 1999 qe nuk e ka mbajtur petkun e Kampionit te Kategorise se Pare.
Surpriza e këtij sezoni mbetet skuadra e Kukësit që edhe pse barazoi pa gola në supersfidën ndaj Lushnjes, siguroi ngjitjen direkte në Superligë, duke grumbulluar 67 pikë, 3 më shumë se sa Lushnja e vendit të tretë që së bashku me Besën e Kavajës dhe Besëlidhjen e Lezhës do të luajnë në Play Off.
Ndërkohë, në fundin e tabelës, Vlora dhe Skrapari janë dy skuadrat që bien një kategori më poshtë, ndërsa Himara dhe Gramozi i Ersekës luajnë Play Out.
Sezoni i ardhshëm i Kategorisë së Parë, rezervon derbin historik kryeqytetas mes Dinamos (e rënë nga Superliga) dhe Partizanit që ngjitet nga Kategoria e Dytë në të Parën.
(Sezoni 2011-2012)