SHONI : NE GJIROKASTER DUHET KRIJUAR NJE SHKOLLE FUTBOLLI
Ish-lojtari i njohur gjirokastrit, Dhimitraq Shoni, thekson se për Luftëtarin duhet një strategji afatgjatë dhe e studiuar mirë
Dhimitraq Shoni, i datëlindjes 14.04.1953, ka luajtur me të rriturit e Luftëtarit në peridhën 1968-1985. Ai ka qenë në brezin e “artë“ të këtij ekipi. Në një intervistë të gjatë për “Sportin shqiptar” ai flet për ekipin e lavdishëm të 78-ës dhe trajton disa nga problemet e Luftëtarit aktual, që sapo ka siguruar kthimin në elitën e futbollit shqiptar.
Z.Shoni, pse Luftëtari nuk u shpall kampion kombetar sezonin 1977-1978, kur kishte atë përbërje mjaft të mirë?
Mendoj se ekipi ynë dispononte një arsenal të plotë fiziko-tekniko-taktik dhe duhej të shpallej kampion më shumë se një herë. Me lojtarë si Sefedin Braho, Milto Gurma, Dhori Kalluci, Astrit Boni, Spiro Curi, Luan Seiti, Pandeli Ksera e të tjerë, mund të pretendonte kampionatin dhe kupën, por idea e trashëguar që ekzistonte, ajo e qëndrimit në Kategorinë e Parë, dhe mosvlerësimi asnjëherë i kupës, bënë që prentendimet tona të ishin në nivele të ulta. Gjithashtu, mendoj se në atë kohë, si për çdo gjë, edhe për sportin, vendosnin të tjerët dhe nuk merrej mendimi i askujt.
Ju keni shënuar disa gola, edhe pse luanit mesfushor. Cilin prej tyre vlerësoni si më të bukurin?
Them se opinioni i krijuar që ai që bën gol, qenka lojtar i mirë, po bie sot para syve të gjithë botës së futbollit. Goli është një produkt kolektiv dhe ka vlera të mëdha psikomorale për ekipin që shënon. Sigurisht, lojtari shënues ndjen kënaqësi psikologjike dhe morale. Edhe unë e kam ndjerë këtë, kur shënoja.
Të gjithë golat janë të bukur, sepse i japin ekipit krahë, por s’mund ta harroj golin e shënuar me të rinjtë e Shkëndisë, me kapiten Astrit Hafizin dhe trajner Shyqyri Relin. Ndërsa golin me Skënderbeun në Gjirokastër, ku fituam 1-0 dhe në portë ishte i papërsëritshmi Koço Dinella, e konsideroj më të bukurin.
Ai gol na dha pikë të çmuara, ndërkohë që i shënova një portieri, të cilit nuk i shënoi Gert Myleri para një jave në Tiranë. Publiku gjirokastrit më futi në borxh moral, duke më nxjerrë në krahë nga fusha.
A ju ka mbetur diçka peng nga koha juaj?
Po. Janë dy gjëra, që më “vranë” psikologjikisht. Kur mbarova me shumë dinjitet gjimnazin “Asim Zeneli”, aplikova për inxhinjeri ndërtimi dhe për kimi industriale. Si çdo maturant, pretendoja të bëhesha dikush në jetë, por emri im nuk ekzistonte në asnjë listë të të drejtave të studimit.
I mërzitur shkova për ta verifikuar dhe Nuri Kokona, sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Gjrokastrës, përgjegjës për arsimin, duke hapur para meje dosjen time, më tha: “Nuk ke turp që kërkon llogari pse s’të kemi dhënë të drejtë studimi, me një batalion të arratisurish dhe babanë të përjashtuar nga partia? Përjashta!”
Lotët që rrodhën në fytyrën time dhe në listën jeshile të hapur me emrat e gjyshes, tezeve, dajove dhe kushërinjve të parë, i kujtoj vazhdimisht. Pengu i dytë është, kur vlerësimi i aftësive të mia sportive, admiruese për një pjesë të trajnerëve te ekipeve kombëtare, nuk dha rezultat. Siç duket, lista jeshile bëri punën e saj. E fundit është, kur shumë i mërzitur vendosa të largohem para kohe nga futbolli.
Luftëtari sapo u shpall kampion i Kategorisë së parë. Çfarë vlerësoni më shumë në këtë arritje?
Në radhë të parë, vlerësoj djersën e futbollistëve, që nuk vajti kot. Gjithashtu, vlerësoj punën e madhe të trajnerëve, veçanërisht të z.Dede. Para së gjithash, jam shumë i gëzuar që Luftëtari është atje ku e merriton, në Superligë.
Çfarë vërejtjesh keni për lojën e Luftëtarit?
Bukuria e jetës është pikërisht aty, ku asnjëherë njeriu për atë që arrin nuk ndihet i kënaqur dhe lufton për diçka më të mirë. Kjo gjen zbatim edhe në futboll. Trajnerët dhe lojtarët, që janë protagonistët kryesorë të këtij suksesi, janë përgjegjës, nëse ekipi bie përsëri.
Pas gëzimit të natyrshëm duhet të nisë puna. Analiza e hollësishme njëvjeçare duhet të nxjerrë edhe dobësite. Qëndrimi kritik ndaj tyre është domosdoshmëri imediate. Si specialist, krahas vlerësimeve, në mënyrë që ekipi të ngjitet në atë shkallë prestigji që meriton, them me dashamirësi se disa gabime mund të mos bëheshin. Ekipi në mbrojtje ka mangësi.
Tek ne ekziston mendimi se mbrojtjen e bëjnë mbrojtasat, por them se mbrojtja fillon që kur humbet topi. Kam parë që sulmuesit nuk e kanë parasysh mirë këtë dhe kthehen me shumë vonesë, duke “vajtuar” rastin e humbur. Them se goditja e portës duhet të bëhet nga lojtarë me goditje të pastër dhe precizion të lartë, në bazë të lëvizjeve taktike para zonës së rreptësisë.
Çfarë do të sugjeronit për ekipin e Superligës?
Jam shumë i sigurt se stafi teknik e ka të qartë se ngjitja në Superligë është njëra anë e problemit, por ta ruash atë është më e vështirë. Mendoj se duhet ndërtuar një strategji largpamëse dhe afatgjatë. Duhet të parashikohen hollësisht të gjitha llojet e aktiviteteve, për të gjitha fazat. Lojtarët duhet të kenë të programuar kohën, si gjatë stërvitjes, edhe pas saj. Marrja e kondicionit fizik, në përputhje të plotë me sugjerimet mjekësore, të bëhet në kushte loje dhe jo me monotoni e steriotipe, që i mërzisin lojtarët.
Ka kohë që futbolli gjirokastrit nuk po prodhon futbollistë të kalibrit të rëndë…?
Në Gjirokastër ka një kontigjent shumë të kualifikuar trajnerësh, të cilët punojnë seriozisht me fëmijët dhe kjo është gjë e mirë. Këta trajnerë thjesht duhen përkrahur dhe stimuluar nga ata që pretendojnë se e duan futbollin. Duhet krijuar një shkollë futbolli ose një akademi, sepse ka ardhur koha.
Ju keni diplomën UEFA B për trajner. A do të pranonit të ishit në staf?
Pyetje interesante dhe pak provokuese. Sigurisht që do të pranoja, por tek ne nuk ka ardhur ende koha, që ekipi të ketë një staf siç operon sot bota, ku ekipet kanë shumë trajnerë, me ndarje detyrash. Po punoj për ngritjen dhe funksionimin e një akademiei për fëmijë, djem dhe vajza, 8–12 vjeç, në Boston, ku kam dhënë mësime vullnetare në përgatitjen e stafit të trajnerëve. Po ashtu, jam duke përfunduar një libër për historinë e futbollit botëror.
Lojtari që nuk ka marrë asnjë karton në jetë...
Gjatë karrireës së tij Shoni nuk ka marrë asnjë karton. Për këtë fakt ai shprehet: “Po, është e vërtetë që s’kam marrë asnjë karton në jetën time futbollistike 16-vjeçare. Eshtë shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Kartoni është një mase dënimi në kushtet e shkeljes së rregullave të lojës dhe zbatimi me përpikmëri i tyre ishte dhe është a-ja e zhvillimit normal të lojës.
Moszbatimi i këtyre rregulave dhe marrja e çdo lloj kartoni, ul prestigjin personal, kolektiv dhe mbi të gjitha të trajnerit, i cili është ideatori për mirë a për keq i lojës së çdo ekipi. Gjithashtu, duke qenë edhe arsimtar në profesion, e dija që në shkallët e stadiumit ishin nxënësit e mi dhe prindërit e tyre, kështu që e konsideroja marrjen e kartonit në fushë edhe si një dënim profesional”.
Burimi : Sporti Shqiptar , Dt.01.06.2012

SEFEDIN BRAHO : DETYRA E PARE E LUFTETARIT , QENDRIMI NE SUPERLIGE.
Drejtori teknik i klubit gjirokastrit, Sefedin Braho, thekson se ecuria e ekipit do të varet nga financimi dhe blerjet që do të bëhen
Luftëtari ka arritur zenithin e tij sezonin 1977-1978, kur doli nënkampion i vendit, ndërsa tani, në fund të sezonit 2011-2012, u shpall kampion i Kategorisë së Parë. Nga ekipi që shkaktoi tronditje në atë sezon dhe disa pas tij, njëri ishte “magjistari”, Mjeshtri i Merituar i Sportit, Sefedin Braho, aktualisht në rolin e drejtorit teknik te Luftëtari.
Në Gjirokastër, nga ekipi i 1978-ës ndodhen edhe Th.Kalluci, A.Boni, L.Seiti, Dh.Shoni, R.Lamaj, N.Guri dhe B.Shameti, por që në rastin më të mirë janë vetëm shikues. P.Kamberi dhe P.Ksera ndodhen jashtë vendit, kurse H.Braho ka ndërruar jetë. Këta ishin gjirokastritët, me trajnerë H.Hitajn (në Tiranë) dhe M.Çaron (jashtë vendit), kurse lojtarët nga qytetet e tjera ishin M.Gurma, B.Kasmi, G.Sherko, S.Curi dhe D.Qypi.
Pra, ishin 16 lojtarë dhe 2 trajnerë, gjë që sot duket e “pabesueshme”, sepse ishin aq pak dhe bënë aq shumë, ndërkohë që sezonin e fundit u aktivizuan plot 27 lojtarë (11 “jabanxhinj”) dhe 6 trajnerë (1 jogjirokastrit). Sefedin Braho, drejtori teknik i Luftëtarit, thekson në intervistën e mëposhtme se objektivi parësor i ekipit do të jetë qëndrimi në Superligë.
Z.Braho, Luftëtari doli kampion i Kategorisë së Parë dhe sezonin e ri do të luajë në Superligë. Pa dyshim një gëzim i madh, apo jo?
Vërtet që u gëzova shumë, jo vetëm si gjirokastrit, por edhe si ish- futbollist i tij dhe aktualisht drejtor teknik. Që para fillimit të kampionatit dhe gjatë tij është bërë një punë profesionale dhe e admirueshme, si nga Hysi fazën e parë, ashtu edhe nga Dede në të dytën. Çdo gjë u bazua në financimin e realizuar nën kujdesin e kryebashkiakut Flamur Bime dhe donatorit Qazim Muho.
Si rezultat, në ekip erdhën gjirokastritët Devolli dhe Nora, por edhe disa të tjerë mjaft të mirë për Kategorinë e Parë dhe me perspektivë, siç janë Selimaj, Raboshta, Baci, Hithi, Mersini, Çaço dhe Ramadani, ndërkohë që u “zbulua” dhe Lluka, i cili hyn në këtë grup, por tani kemi përpara një detyrë edhe më të vështirë.
Cila është kjo detyrë?
Qëndrimi në Superligë, që në radhë të parë do një ekip shumë më të fortë se ky që u shpall kampion i së parës.
Dhe si bëhet ky ekip?
Në radhë të parë, do të seleksionohen futbollistët që ishin. Mund të ketë edhe nga ata që do të ikin vetë, për arsye të ndryshme. Së dyti, që është më kryesorja, duhen disa blerje cilësore për Superligën. Sa blerje duhen dhe se për cilët role, këtë do ta përcaktojë trajneri që do të marrë ekipin.
Sipas jush, çfarë lojtarësh i duhen Luftëtarit?
Mendimi im është se Luftëtarit i duhen lojtarë të formuar, luftarakë dhe ambiciozë. Sikundër e ka thënë edhe Dede në një intervistë të tij, duhen lojtarë të besës. Sezonin 2006-2007, kur ishim në Superligë, ekipi kishte mjaft lojtarë cilësorë, por jo të besës, kuptohet disa prej tyre, ndaj dhe Luftëtari ra në Kategorinë e Parë.
Atëherë, si e parashikoni sezonin e ri për Luftëtarin?
Parashikimi mund të bëhet, kur të kemi përpara përbërjen e ekipit, por edhe të ekipeve të tjera. Rëndësi ka që të sigurohet fondi për të blerë ata futbollistë, të cilët do t’i piketojë trajneri.
Sezonin 1977-1978 dhe për disa sezone pas tij, Luftëtari u bë një forcë reale e futbollit tonë. A mendoni se do të rishfaqet si i tillë?
Në ato vite Luftëtari pati mjaft futbollistë vendës mbi mesatare dhe disa afër më të mirëve, ndaj dhe u bë ajo që u bë. Në kushtet e sotme, që të bëhet një ekip futbolli i nivelit të mirë, së pari duhen paratë. Them se objektivi themelor për sezonin e ri është qëndrimi në Superligë dhe njëkohësisht le të shpresojmë, sepse “oreksi vjen duke ngrënë”… .
Burimi : Sporti Shqiptar , Dt.25.06.2012

BLEDAR DEVOLLI - NR.14
U rikthye te skuadra e vendlindjes pas 10 vitesh dhe fitoi titullin kampion të Kategorisë së Parë. Ky ishte një premtim i bërë që në fillimin e sezonit nga Bledar Devolli. “Ia vlejti sakrifica që bëra. Në fund të fundit, luajta për ekipin e zemrës. Jemi të gjithë krenarë, pasi kthyem tifozët në stadium”. Kështu e nis rrëfimin për “Panorama Sport” mesfushori 34-vjeçar. Për sezonin e fundit, të ardhmen, por jo vetëm, ai u shpreh:
Rikthim në Gjirokastër dhe kampion me Luftëtarin…
Diçka e bukur, pasi kisha 10 vite që nuk e vishja fanellën e Luftëtarit. Është skuadra ku jam rritur, prandaj dhe suksesi shijohet dyfish. E dija që nuk do ta diskutonim ngjitjen në Superiore, por doja që të fitonim edhe titullin kampion. E bëmë realitet dhe mendoj se e merituam plotësisht. Mbi të gjitha, unë jam i lumtur, sepse i gëzuam pa masë tifozët gjirokastritë.
-Çfarë ju bëri më shumë përshtypje gjatë këtij sezoni?
Fakti që tifozët u kthyen në stadium dhe na mbështetën shumë. Grupimi “Shqiponjat Bluzi” ishin fantastikë. Në disa ndeshje mu kujtua atmosfera e fundit të viteve 90, kur ne ishim një ekip elitar në Superiore dhe pretendonim. Të gjithë jemi krenarë për atë që kemi bërë. Merita është e të gjithëve, duke filluar nga drejtuesit, trajnerët dhe lojtarët. Gjirokastra meriton shumë më shumë dhe unë shpresoj se do të jemi dinjitozë në Superiore.
-Cila ka qenë ndeshja më e veçantë për ju?
Ajo në Kavajë, në të cilën barazuam 1-1 dhe që normalisht duhet të fitonim. Ishte ndeshje kunji për mua. Bashkë me ekipin treguam se sa vlejmë. Me pak fjalë, Superioren e vulosëm ndaj Besës.
-Përveç lojtarëve të afirmuar që kishte Luftëtari, cilin do të veçonit për paraqitjen?
Kishim vërtet një grup të mirë lojtarësh, duke filluar nga ata gjirokastritë. Megjithatë, nuk mund ta mohoj që më ka bërë shumë përshtypje paraqitja e portierit Selimaj, mbrojtësit të majtë, Boci, si dhe mesfushorit të djathtë, Çaçi. Bënë një sezon të shkëlqyer dhe besoj se do të shpërthejnë edhe në Superiore.
-Tashmë ju çfarë planesh keni, do të qëndroni apo jo te Luftëtari?
Dëshira është e madhe, por së pari shpresoj që drejtuesit të ndërtojnë një ekip ambicioz. Nuk dua të bëhemi si Pogradeci sepse, më pas, do të themi që nuk ia vlejti ajo që bëmë. Drejtuesit e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë. Pse jo të mos synojmë një vend në Kupat e Evropës. Shembulli më i mirë është Teuta.
Keni ndonjë sugjerim për drejtuesit?
Mendoj se duhet të bëjmë katër blerje të goditura. E kam fjalën për lojtarë me eksperiencë në Superiore dhe që e mbajnë presionin kur skuadra synon vende të larta në tabelë.
Një koment për finalen e Kupës së Shqipërisë?
Mendoj se e meritoi Tirana. Megjithatë, mbeta pak i zhgënjyer, pasi nuk pash atë futboll që prisja nga këto dy ekipe. Janë skuadrat që luajnë më mirë, por ndoshta ndikoi edhe lodhja.
-Së fundmi, një koment për Flamurtarin, ish-skuadrën tuaj?
Nuk më ka pëlqyer. Me gjithë respektin që kam për ish-shokët e ekipit, mendoj se Flamurtari pa Pejiçin nuk do të kapte as Kupat e Evropës. Më vjen keq, pasi ishte vërtet një sezon zhgënjyes. (19.5.2012)

ERVIS CACI - NR. 21
“Edha me kënaqësi te Luftëtari në fillim të sezonit dhe jam i gëzuar që nuk dolëm të zhgënjyer, pasi jo vetëm që kaluam shumë mirë nga ana e shoqërisë, por arritëm të fitonim edhe titullin kampion të Kategorisë së Parë me shumë ndeshje rezultative, madje edhe spektakolare.
Këtë nuk e kemi bërë vetëm në Gjirokastër, ku arritëm 15 fitore në po kaq ndeshje, por edhe jashtë fushe. Krahas kujdesit që treguan drejtuesit e ekipit, me në krye kryebashkiakun Flamur Bime, them se rol të rëndësishëm për suksesin e Luftëtarit pati përbërja. Kishim lojtarë me përvojë dhe vizion loje, por në thelb u bazuam te forca e grupit.
Po ashtu, dua të përmend se të dy stafet, Hysi-Ciko dhe Dede-Novi, treguan profesionalizëm në punën e tyre. Pa dyshim që Superliga ka më shumë kërkesa, por besoj se do të formohet ekipi i përshtatshëm për t’i përballuar me dinjitet sfidat e reja. Personalisht, nuk e fsheh faktin se dëshiroj të jem pjesë e Luftëtarit edhe për sezonin 2012-2013. Sido që të jetë, uroj që Luftëtari t’i gëzojë tifozët e tij me lojë rezultative dhe tërheqëse”.